“Më rrezikohet jeta në burg”/ Ish-ministri Saimir Tahiri dorëzon kërkesën për lirim në gjykatë…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg me arsyen se ndihet i rrezikuar. Tahiri, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj për shpërdorim detyre, kërkon lirimin me pretendimin se ‘i rrezikohet jeta në burgun e Fierit’. Ai thotë se po vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme ku ndodhen dhe të dënuar të grupit të Lazaratit dhe Xibrakës të arrestuar gjatë kohës kur Tahiri ushtronte detyrën e ministrit.

Ai shkruan :

“Pezulloni vendimin, është kundër interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse më ka dënuar jashte kompetencave te saj”, thuhet në rekursin e Tahirit. Apeli i Posaçëm vendosi që të rregjistrojë rekursin e dorëzuar nga Tahiri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.