SKËNDERBEU – tirana 3-0
Ndezur flakë elektrizimi
ç’ka pallati që buçet ?!
Gjysmë e punës ky fillimi
për trofeun e vërtet !
Cep më cep të Korçës son’
lajmi i madh u përhap,
SKËNDERBEU na bashkon
zemrat tona i ndez flak.
U ringjall sporti korçar
kur të vdekur e kujtuan,
është prej Zotit punë e mbar’
vetë ëngjëjt e bekuan.
Hap TV kryeqyteti
dhe shikon leksione klasi,
SKËNDERBEU ËSHTË MBRETI
gropë parketet seç i plasi.
Akti i parë që dhe Shekspiri
për të vargje do të thurrte,
SKËNDERBEUN më i miri
ndër lavdi seç do e mburrte.
Nuk ka fjalë e nuk ka rimë
që përshkuan atmosferën,
këto vajza historinë
bashkë e shkruan me pranverën.
Prit akoma s’ka mbaruar
prapë shënime ju do mbani,
kemi prapë për t’ju dhuruar
ca mësimka pe tamami !
Forca Korçë e madhja vatër
që përkund qytetarinë,
s’ka nevojë të na mbajnë me hatër
ne bëjmë vetë historinë !
Çfarë kulture, mirësie
Perëndeshë mbi Perëndeshë,
Korçë o yll prej bukurie
zonjë e rrallë Profesoreshë.
U rikthye uniteti, harmonia
përsëri së bashku jemi,
bashkë e gjithë Korçaria
sot të gjithë një zemër kemi.
Tomas Menkshi 28.04.2022
