Atmosferë elektrizuese/ Skënderbeu i pandalshëm likujdon Tiranën 3-0 në finalen e parë (VIDEO)

Volejbolli i femrave nisi sot serinë e finaleve të kampionatit kombëtar, me supesfidën Skënderbeu- Tirana, që janë dy ekipet më të mira të këtij edicioni. Ky duel i zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vajzave bardhekuqe ku pati një atmosferë eltriktizuese .Në Korçë titulli kampion mungon që prej vitit të largët 1986. Ndërsa suksesi i fundit i Tiranës daton në sezonin 2012-2013. Loja: Setin e parë, Skënderbeu e ka fituar me përmbysje 27-25. I dyti më pas e nxjerr Skënderbeun në lojën e vet, teksa ka fituar 25-15. Kurse i treti, 25-21 për Skënderbeun, është konfirmim i dominimit të korçareve ndaj Tiranës …..që për t’u shpallur kampione e vendit duhet të fitojnë 3 finale, kështu që korçareve i duhen edhe dy të tjera për t’u kurorëzuar. Ndeshja e dytë finale do të luhet në sallën olimpike “Feti Borova” të dielën e 1 majit, ndërsa takimi i tretë në Korçë më 4 maj. Gjithnjë në ora 19:00.

https://www.instagram.com/tv/Cc6A1yhLlMQ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/tv/Cc6CAqJIPvU/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.