Rama: “Revolucioni digjital ,nga nesër s’ka më sportele, dokumentet do i merrni online”

Kryeminsitri Edi Rama, ka shpërndarë sërish ditën e diel njoftimin se duke nisur nga e hëna që vjen, të gjitha dokumentet do të merren online përmes e-albania.Në postimin e tij Rama shkruan se duke nisur nga nesër nuk do të ketë më as radhë nëpër sportele dhe as ryshfete, pasi qytetarët do të marrin në pak minuta online çdo dokument që do u nevojitet.

Postimi i Ramës:

Nga nesër s’ka më sportele! S’ka më radhë! S’ka më orare! S’ka më as edhe një arsye në botë për të dhënë ryshfet për marrjen e një dokumenti shtetëror! Nga nesër, shërbimi i dokumenteve vetëm në e-albania

RevolucioniDigjital

Pak ditë më parë kreu i qeverisë ndërsa dha lajmin e mirë se qytetarët do të kishin lehtësira për marrjen e dokumentave, theksoi se shërbimi online do të shmangte jo vetëm radhët, por edhe burokracitë, si dhe do të shërbente edhe për shmangjejn e ryshfeteve nën dorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: