‘Boom’ kërkesash për bileta / 2.5 milionë tifozë kërkojnë të jenë prezentë në sfidën Argjentinë-Meksikë, ‘Katar ‘2022

FIFA ka marrë 3 milionë kërkesa për bileta për finalen e Kupës së Botës në Katar dhe një bum tjetër kërkesash për të ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve. Problem mbetet kapaciteti i kufizuar i vendit nga Gjiri Persik për të akomoduar tifozët.Shifrat e zbuluara për Associated Press nga FIFA tregojnë se kishte 2.5 milionë kërkesa për bileta për të marrë pjesë në sfidës mes Argjentinës dhe Meksikës, më 26 nëntor, në stadiumin “Lusail”, me kapacitet 80,000 vende dhe 1,4 milionë tifozë shpresojnë të shohin Anglinë në përballjen me Shtetet e Bashkuara në stadiumin me kapacitet 60 mijë vende “Al Bayt”.

Në përgjithësi, për turneun e planifikuar për t’u zhvilluar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, kishte mbi 2 milionë kërkesa për bileta nga Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Katari. Për ndarjen e biletave për ndeshjet ku kërkesa tejkalon kapacitetin e stadiumit do të përdoret një short i rastësishëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri më i madh i kërkesave ka ardhur nga Argjentina, Meksika, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Anglia, India, Arabia Saudite, Brazili dhe Franca.

Në total, FIFA ka marrë mbi 23 milionë kërkesa për bileta. Mirëpritja e vizitorëve është gjithashtu një sfidë, duke pasur parasysh madhësinë e vendit, me shumicën e hoteleve të ndërtuara rreth Dohas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.