Çiljeta Xhilaga : “Pasioni im ka qenë piktura dhe estetika, ja cila ishte ëndrra ime me e madhe….

Çiljeta Xhilaga është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, teksa njihet edhe për praktikimin e fesë islame. Ajo ka qenë dje e ftuar te emisioni “Rudina”, ku ka rrëfyer ëndrrën e saj për t’u bërë kirurge plastike. Gjatë intervistës ajo zbuloi se tashmë po mëson punimin e vetullave pasi gjithmonë ka qenë e talentuar në pikturë.

Çiljeta Xhilaga tha:

Pasioni im ka qenë gjithmonë piktura, që në fëmijëri. Kam pasur shumë dorë për pikturë. Madje edhe stiloja veshje. Mund t’i kem dhe sot e kësaj dite ato kujtime që i kam ruajtur në dosje në shtëpi. Nuk ka pasur libër që në klasën e tretë e tutje, që unë nuk vizatoja syrin apo vetullën. Kështu, po mendoja që të marr një vajzë, që ta trajnoja dhe ta kem për mikroblendin në dyqan, pastaj thashë pse mos ta bëj vetë. Është një nga pasionet e mia që mua më shkon dhe shumë përshtat edhe e bëj me shumë dëshirë, sepse kam edhe shumë durim.Nuk është proces i vështirë pjesa e konturimit apo vizatimit të vetullës kur do t’i japësh formën një personi në bazë të fizionomisë së fytyrës, apo vendosjes së kockës së vetullave. Se çdo gjë vjen me matje. Jam me procedurë e sipër. E them gjithmonë se po të kisha qenë edhe njëherë e vogël do kisha vazhduar për kirurgji estetike. Një mikesha ime para një viti bëri hundën operim dhe Skerdi më mori brenda që t’i jepja mendim doktorit italian për hundën, për formën. Kam shumë sy për pjesën estetike të bukurisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.