Vëllezerit Veshaj filmuan videoklipin Picasso tek Muzeu i Korçës/ Reagon Kostandin Luçi: “Blasfemuesit ndaj ikonave te Shenjta te Orthodoksise “…

Nga: Kostandin Luçi ,Profesor Historie

Kengetari Donald Veshaj,sebashku me vellain e tij Romeo dhe kengetarin Elgit Doda,kane xhiruar videoklipin e kenges se tyre te titulluar Picasso,ne ambjentet e Muzeut Kombëtar te Artit Mesjetar, në Korçë. Shumekush mund te mendoje se nuk ka asgje te keqe,nese ka xhiruar atje videoklipin e kenges se tij. Por,gjithashtu shumekush mund te mendoje dhe qe ata kane bere gabim qe e kane xhiruar atje.

Problemi qendron,pse e xhiruan atje videoklipin dhe kush ju dha leje per ta bere kete? Pyetjes se dyte:Kush ju dha leje,duhet ti pergjigjen institucionet perkatese dhe duhet te mbajne pergjegjesi per kete gjest banal. Ndersa pyetyjes se pare:Pse e xhiruan atje,le per te dyshuar dhe per te kuptuar arsyen pse? Mund te jene deklaratat e Donaldit ne Big Brother.Edhe mundet,por dhe jo. Por vete gjesti eshte nje akt banal dhe kriminal njekohesisht.

Nuk mundet askush qe te xhiroje videoklipe perballe ikonave te Shenjta dhe ti perdhose ato njekohesisht. Cfare tregon kjo? Kjo tregon urrejtje dhe sulme te mirekordinuara ndaj trashegimise se Krishtere ne Shqiperi dhe jo vetem. Kam kohe qe e kam paralajmeruar kete gje qe po ndodh sot,dhe ja ku jane pasojat.Nese do mendoni se nuk ka asgje te keqe,atehere e keni gabim.Pse duhej xhiruar videoklipi perballe ikonave?

Pse duhet te perdhosen ne nje menyre te tille qe vetem mendjet e semura mund ti bejne dhe mendjet perdhosese,si ajo e personazheve ne fjale. Te tallesh me ikonen e Krishtit Perendi,Shen Marise dhe shume shenjterve te tjere,nuk eshte dicka qe kaperdihet lehte. Por perkundrazi eshte mese e veshtire. Ne fakt,pse personat ne fjale,nuk shkuan ta xhironin videoklipin ne ndonje vend tjeter,por ne nje vend te tille,si Muzeu ne fjale? Kjo eshte nje tallje dhe nje ofendim njekohesisht.

Tani do sqarojme disa gjera, siç thuhet shpesh “te rrime shtrember e te flasim drejt”, qe do te thote se do te themi te verteten megjithese kjo e vertete mund te na dhembi te gjitheve si Shqiptare. E dini pse sillen ne kete menyre keta pseudo-artiste? Shume prej tyre sillen ne kete menyre sepse urrejne Krishterimin se po kesh dy pare mend ne koke atehere nuk mund te xhirosh nje videoklip perballe ikonave dhe ti perdhosesh ato. Dhe ju me thoni se eshte dicka normale dhe ska asgje te keqe? Flini gjume ju lutem, dhe zgjohuni vetem kur do lexoni ndonje idiotesi te tipit Big-Brotherist.

Por,jo vetem kaq,sepse dicka e tille,eshte bere e rruges dhe eshte e disata here qe ndodhin gjera te tilla dhe veprime te tilla nuk denohen. Nuk mund te vazhdohet me ne kete mnyre,duke heshtur dhe duke thene: Mos paragjyko? Ky eshte nje gabim elementar nga njerez frikacaker. Edhe heshtja eshte mekat dhe kete mos e harroni kurre.

Fotoja eshte shkeputur nga videoklipi i kenges:https://www.youtube.com/watch?v=L8rGztxu5ws

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.