Gruaja nga Divjaka ngre alarmin : “Më ka humbur burri ,nuk di ku është”

Një 49-vjeçare ka alarmuar një komisariat të tërë duke denoncuar zhdukjen e burrit të sj, shtetasi me iniciale V. S., 49 vjeç. Sipas gruas me iniciale Th. S., burri i saj 49-vjeçar është zhdukur në Divjakë, pa lënë asnjë gjurmë. Sipas saj burri është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më.

“Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: