Atmosferë finaleje/ Tirana merr shkëlqim me dekorin dhe Kupën në vigjilje të eventit madhështor(Foto)

Tirana ndodhet në vigjilje të eventit të madh të futbollit, zhvillimit të finales së Conference League.Gjithçka duket gati, për të pritur këtë event madhështor dhe historik. Përveç masave të marra për sa i përket anës organizative, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga e mërkura, në rrugët e kryeqytetit kanë nisur përgatitjet edhe për sa i përket dekorit. Në bulevardin kryesor të Tiranës, që lidh sheshin “Nënë Tereza” me atë “Skënderbej”, është vendosur një dekor fantastik ku krahas logos së Ligës së Konferencës, shkruhet edhe “Tirana Final 2022”. Ndërsa në sheshin ‘Nënë Tereza’ është vendosur edhe një simbol i kupës. Pritet të ketë një dyndje tifozësh kryesisht nga Italia dhe Holanda, të cilët do të gjejnë komditetin e duhur, për të shijuar një finale të vërtetë Europiane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.