Siguria për finalen/ Ministri i Brendshëm Çuçi :”Bëni pushim më 25 maj, mos hajdeni në Tiranë ,bankat apo zyrat e ndryshme private ta shpallin…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi doli në një deklaratë ditën e sotme ku foli lidhur me masat e marra sa i takon finales së “Conference League” që pritet të luhet të mërkurën në “Air Albania” mes Romës dhe Feynord. Çuçi përsëriti thirrjet e bëra edhe më herët ndaj qytetarëve që askush prej tyre që nuk ka biletë për të parë ndeshjen mos të udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk do të lejohen të hyjnë në qytet.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi:

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë. I bëj thirrje të gjithë binzeseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimt, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.Ne kemi marrë masa që cdo tifoz mik ti ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë. Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.