Familja Kola në Fushë Arrëz ka hapur dyert e mortit pasi tre anëtarë të saj, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në banesë. Pikënisja e tragjedisë ka qenë momenti kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën teksa ndodhej në dush.
Një nga fqinjët e familjes thotë për mediat se:
Familje me halle, por shumë të mrekullueshëm. Kanë jetuar me gjak të zemrës….Kanë dhe dy djem.
