Zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj/ Ibrahimovic tregon sakrificat: “Futbolli mund t’u sjellë milionat dhe kupa…por edhe dhimbje të llahtarshme”

Zlatan Ibrahimovic u dha tifozëve të Milanit një pamje vizuele të asaj që ka kaluar saktësisht gjatë gjashtë muajve të fundit për të mbajtur gjurin e tij në gjendje të mirë. 40-vjeçari tani është jashtë fushe për shtatë deri në tetë muaj pas operacionit për të korrigjuar problemin e ligamentit në gjurin e tij të majtë. Ai priti derisa sezoni të përfundonte, para se të kalonte nën tehun e thikës, por u tregoi tifozëve se çfarë ka bërë gjatë gjithë sezonit vetëm për të vazhduar të luajë. Zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj”, shkroi ai krahas një videoje të mjekëve që kryenin ndërhyrjen. Kjo lehtëson ënjtjen dhe përdoret gjithashtu për të analizuar dëmtimin e kyçeve..

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.