Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka quajtur një hap të madh për çuarjen përpara të reformës në Drejtësi plotësimin e kuorumit për mbledhjen e Gjykatës së Lartë. “Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, tha Kim
1/2 Big step forward for justice reform: 13th High Court judge was decreed today, enabling the joint chambers to finally achieve quorum after 5 years. This means High Ct is now able to perform all functions, review more cases & amend case laws rationally. https://t.co/PBu2kKVWro
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 3, 2022