E pazakontë në Pogradec/Të dehur të rrinjtë fyejnë dhe ofendojnë Policet, pas shoqërimit në komisiariat thyejnë tavolina dhe karrige…

Dy vëllezër të dehur janë përplasur me punonjësit e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kanë shkatërruar Komisariatin e Pogradecit, duke dëmtuar portën, tavolinat e karriget në dhomat e shoqërimit. Incidenti ndodhi pasi një nga vëllezërit, 27-vjeçari me iniciale A. M., i cili ndodhej në gjendje të dehur ka fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në lagjen nr. 1, të qytetit. Në momentin kur efektivët kanë do të shoqëronin të riun për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, nuk iu bindën urdhrit të tyre, dëmtuan portën kryesore të Komisariatit të Policisë Pogradec dhe disa orendi në dhomat e shoqërimit, vihen në pranga 2 vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 27 vjeç dhe E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. M., duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin A. M. për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi E. M., i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. M., kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Advertisement