Rama shpall vendimin historik/ Ja çfarë do të ndodhë nesër në orën e parë të mësimit në çdo shkollë në Shqipëri dhe Kosovë…

Ora e parë e mësimit ditën e nesërme në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Vendimi i qeverisë është njoftuar nga kryeministri Rama. “Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare🇽🇰”, shkruan Rama.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

Advertisement