Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin e Dua Lipës në Tiranë (Foto)

Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival”u zhvendos në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës. Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Ky është një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, i cili u hoq përgjithmonë në 1992.

Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.

Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin komëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës./lapsi.al


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.