Edhe pse eliminohet nga Liga e Konferencës Daja shkruan historinë edhe me Ballkanin ,ja sa fitoi ekipi nga europa

Ballkani ka përjetuar vitin më të suksesshëm, pasi kanë shkruar me gërma të arta historinë. Skuadra nga Suhareka fitoi për herë të parë titullin kampion në Kosovë, teksa menjëherë pas suksesit madhështor u kualifikuan për të parën herë në grupet e një kompeticioni të UEFA-s. Kjo padyshim është meritë e trajnerit Ilir Daja i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të skuadrës pas historisë që krijoi edhe me Skenderbeun.

Ballkani u eliminua nga Liga e Konferencës, por falë teknikut shqiptar ekipi ka përfituar miliona euro. Një shifër prej 2,940,000 eurosh është përfituar që në momentin që klubi është kualifikuar në fazën e grupeve, ndërsa 666 mijë të tjera janë arkëtuar pas një fitoreje dhe një barazimi të arritur në këtë fazë.

Në total janë 3 milionë e 606 mijë euro të fituara nga Ballkani. Një shifër mjaft e lartë për një skuadër nga Kosova, të mjaftueshme për t’u kthyer në një superfuqi në kampionatin vendas. Përfundimisht Ballkani është shembulli më i pastër se nuk mjafton vetëm historia dhe e shkuara për t’u ngjitur lart në futboll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.