Aksident në Vashtmi të Korçës, plagosen dy persona(Video)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vashtemi në Korçë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se , automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç.

Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: