Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ersekë. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Bëhet me dije gjithashtu se viktima është një shtetasi me emrin Pasho Pasho, i cili është një i moshuar. Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
