‘Më bëtë kriminele për një reklamë! S’kam marrë kurrë lekë nga shtëpitë e barit’. Kjo ishte përgjigja e 25-vjecares shqiptare që njihet në rrjete sociale si Ion Daci, e cila përgënjeshtroi artikullin e ‘The Sun’ se reklamon pasaporta false në Tik Tok. Ajo mohoi se është e përfshirë në këtë skemë duke treguar se reklama që bëri në rrjetin social ku e ndjekin mbi 200 mijë persona ishte vetëm për të ndihmuar një biznes të vogël, por nuk e dinte se do të bëhej kaq e madhe.
Wait until you see this footage of @AGarnacho7's goal… 🤩⏳
— Manchester United (@ManUtd) November 13, 2022
“Kam qenë live dhe dikush më tha a mund të më reklamosh profilin. Në rregull i thashë. Profili kishte të bënte me karta banke, patenta, pasaporta. Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot.
Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë.
Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë.
Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim.
Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj. Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë.
Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?” – tha Ion Daci.


