Përplasi për vdekje 64-vjeçarin në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet shoferi i Audit…

Një i ri që ka përplasur për vdekje me makinë një 64-vjeçar në aksin rrugor Korçë-Pogradec është vënë në pranga këtë fundjavë. 29-vjeçari me inicialet A. Rr., duke drejtuar automjetin “Audi Q7” në afërsi të fshatit Pirg të Mali., banues në fshatin Pirg, Maliq.

Në Maliq është arrestuar dhe shoferi i një autobusi që ka përplasur një 75-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në rrugë.

64-vjeçari me inicialet M. M., duke drejtuar automjetin tip autobus në rrugën Plasë-Maliq, në dalje të fshatit Pendavinj, Maliq ka aksidentuar shtetasin R. K., i cili pas mjekimit të marrë në spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Ndaj dy të arrestuarve ka nisur hetimi nga Prokuroria e Korçës.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.