Një 24-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën San Martinos në San Biagio. E reja shqiptare, Blerina Kryeziu ishte duke ecur përgjatë rrugës, momentin kur edhe ndodhi ngjarja, ishte duke shkuar në punë, pasi punonte në një restorant. Pas përplasjes e reja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Fatkeqësisht pas tre ditësh terapi intensive , e reja nuk ka mundur të mbijetojë.


