Me shpejtësi skëterrë / Ja pamjet e rënda kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik dhe “zhduket”

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare. Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit. Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

26- vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut. Sipas dëshmitarëve okularë, i riu përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik…


E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania ,Kretë dhe studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio të Selanikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.