Pire, Atikë – Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij, Krisjana Brakaj te datëlindjes 2003. Sipas policisë greke, 25-vjeçari qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e gjetën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks. Kur efektivët kanë hyrë në shtëpinë e autorit të krimit, janë përballur me të renë e pajetë, e rrethuar nga një pellg gjaku.
Foto e saj janë bërë publike, ndërsa në një prej postimeve të saj në rrjete sociale shkruhej
“Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”. Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme!
Policia thotë se shkak për vrasjen ka qenë fakti se autori kishte zili patologjike për viktimën, ndaj së cilës ushtronte jo vetëm dhunë trupore por edhe psikologjike.
Por fqinjët e të rinjeve flisnin shpesh edhe për përdorim të lëndëve narkotike. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.
“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe sherr. Vajza ishte disi më e përmbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv. Sherri i fundit ishte i ashpër. Më së shumti dëgjoja zërat,”-tha fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën e vrasjes.




