Iu kthye trajnerit serb në gjuhën shqipe/ Reagon gruaja e Granit Xhakës: “Ti je krenaria jonë

Zvicra mposhti me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorit “Katar 2022”. Ata patën një performancë të shkëlqyer në fushën e gjelbër dhe jashtë saj …me dy lojtarë shqiptarë, “Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka….Ky i fundit është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai në minutën e 66-të ai u “hakmor” gjatë gjestit të mëparshëm të lojtarit serb Vlahoviç, dhe u tregoi serbëve pjesët intime.

Kaq mjaftoi që serbët të “çmendeshin” duke tentuar ta sulmonin….Me gjithë mbështetjen e madhe të spektatorëve prezentë në Stadiumin 974 të Dohas, suporti më i madh për Granitin erdhi nga tre njerëzit e tij më të dashur.

Bëhet fjalë për gruan e tij, Leonitën, dhe dy vajzat e çiftit: Laneya dhe Ayana.

Leonita publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej duke e ndjekur ndeshjen nga televizori së bashku me vajzat, të gjitha të veshura me fanellën e Xhakës.

“Le të shkojmë, ne të duam ty Granti Xhaka”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë. Tutje, ajo publikoi në InstaStory edhe një fotografi të tij ku tregohej se ai është zgjedhur si ‘lojtari i ndeshjes’.

“Lojtari i ndeshjes, ne jemi kaq krenarë me ty”, shkroi bashkëshortja e futbollistit me origjinë nga Kosova.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.