Atmosferë festash / Ja kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në Korçë…

Bashkia Korçë ka njoftuar se te premte ne oren 18:00 ne sheshin para Katedrales te qytetit do te ndizen dritat e pemes se Krishtlindjeve. Gjithashtu Bashkia ka lajmeruar se ndezja e dritave do te shoqerohet me nje koncert festiv, per tre dite tek rrugicat e Pazarit të Vjetër ,ku te pranishem do te jene artiste ne formatin Young Albanian DJ Edition.

Këtë javë KORÇA ndez dritat e festave!


Ceremonia festive do të organizohet të premte, datë 9 dhjetor, ora 18:00 tek Sheshi para Katedrales.

Festa vazhdon më pas tek rrugica e Pazarit të Vjetër ku që nga e premtja, për 3 netë rradhazi deri në mesnatë, bashkia do të sjellë 2B Fest, këtë vit në formatin Young Albanian DJ Edition.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.