Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ai jetonte me nënën e tij, të moshuar dhe paralizuar. Viktima dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Kur ka shkuar policia dhe zjarrfikësja, e ëma është gjetur duke qarë në pamundësi për të lëvizur.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë nga dritarja për të hyrë ne banesë pasi nga dera ishte i pamundur nderhyrja… Identiteti i 64-vjeçarit nuk dihet ende ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë dhe ambulanca.
