Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar është dhunuar nga i biri dhe ka përfunduar në spital. Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes është vënë në pranga shtetasit A. L., 33 vjeç, ndërsa ndaj babait të tij u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Sakaq, i moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisë :
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore.
Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
