Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, goditën një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- G. D., 29 vjeç, banues në Durrës.
Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari.
Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
29-vjeçarit i dështon plani epik, policia i kap 27 emigrantë te kamufluar në karoceri( pic.twitter.com/iYXD4GhBPA
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 5, 2022
