Universiteti i Korçës / Zero shpenzime për kërkimin shkencor…gati 85% të buxhetit vjetor për paga, dieta, makina….

Universiteti i Korçës shpenzon gati 85% të buxhetit vjetor për paga, dieta, sigurinë e godinave dhe pajisje ndërsa pjesa tjetër e këtij buxheti ndahet për të mbuluar librat e publikimet, karburantin për ngrohje dhe makina, pastrimin etj. Sipas analizës së bërë nga Qëndresa Qytetare për vitin akademik 2021-2022 shpenzimet totale të universitetit Fan Noli në 1 vit janë mbi 3.2 mln euro por ky institucion ka zero shpenzime për kërkimin shkencor.

Sipas ekspertit Rigels Xhemollari ashtu si universitetet e tjera në vend të ardhurat nuk orientohen si duhet duke shkuar për kontrata, tendera dhe shpenzime të tjera abuzive. Për rektorin e universitetit te Korçës ky raport nuk është i saktë pasi ka mospërputhje të shifrave ndërsa shpërndarja e buxhetit kalon në një sërë hallkash.


Ai ka sqaruar se shpenzimet për paisje lidhen me rikonstruksionin e fakultetit ekonomik dhe se jane bere disa konferenca shkencore për të cilat është shpenzuar 1% e buxhetit. Rektori Bello më tej sqaron se sa i takon rritjes se pagave ne masen 8 % kjo do të plotësohet me fonde te pashpenzuara gjatë viteve te kaluara.

Ne universitetin Fan Noli në Korçë, janë rreth 3000 studentë të cilët ndjekin programet e studimit në ciklet 2-vjeçare, bachelor dhe master dhe paguajnë tarifa të ndryshme që variojnë nga 20 – 750 mije lekë për cdo vit studimi./ top channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.