Korçë/ Aksident i frikshëm në Polenë, mjeti del nga ura dhe bie në lumë…

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë të Korçës, ku një person ka humbur jetën pasi një mjet tip “Nissan” ka dalë nga ura e këtij fshati dhe ka rënë në lumë. Mësohet se viktima është Artan Pishtari 45 vjeç nga Voskopoja. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit .

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket e zhytur në lumë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira , mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: