Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë…

Për ditën e shtunë vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së Shtunë me pas gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpasherëshme por me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin. Dita e Diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.