Tronditet bota e sportit / Shuhet në moshën 53-vjeçare Mihajloviç

Ish-futbollisti dhe trajneri vdiq në moshën 53-vjeçare nga leucemia akute mieloide. Sëmundja u diagnostikua më 13 korrik 2019, u mposht dhe më pas u kthye në mars 2022. Tre vjet trajtim, një tranplant i palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bologna-s, përpara se të shkarkohej në shtator. Ai e luftoi sëmundjen me karakterin e tij prej luftëtari deri në fund, pa mundur t’iu shpëtonte kthetrave të vdekjes. Mihajlovic ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija, si dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.

“Një lajmi i keq për të gjithë botën e futbollit dhe më gjerë, për një njeri që ishte shembull i këmbënguljes dhe forcës për të gjithë, por që iu desh t’i dorëzohej një të keqeje që i ishte kthyer para disa muajsh.” – shkruajnë mediat në Itali.

Në fillim të dhjetorit ai kishte bërë daljen e fundit publike, në Romë, me rastin e një prezantimi libri. Ish-mbrojtësi me prirje të forta sulmuese i Vojvodinës, Yllit të Kuq të Beogradit, Romës, Sampdorias, Lazios dhe Interit, Mihajlovic ishte bërë më pas një trajner i vlerësuar në stolin e Bologna, deri në shkarkimin e tij më 6 shtator. Ai kishte drejtuar më parë, mes skuadrave të tjera, Milanin, Torinon, Fiorentinën dhe kombëtaren e Serbisë.

Si futbollist, me Lazion, ai fitoi titullin në vitin 2000, teksa ishte i lidhur fort me qytetin e Romës, ku jetonte ende.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.