Lajm i fundit / Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK

Altin Dumani është zgjedhur drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Prokurori Adnan Xholi ka marrë 1 votë nga anëtarët e KLP, ndërsa Dumani dhe prokurori Ervin Kondili kanë marrë nga 5 vota duke bërë që të votohen në raundin e dytë. Dumani është shpallur fitues me 5 vota kundrejt 4 votave të Kondilit, duke u emëruar kreu i ri i SPAK. Dumani e merr postin, e mbajtur deri tani nga Arben Kraja, në datën 19 dhjetor, për një mandat tre vjeçar.

Në sallën e KLP ndodheshin përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.

Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, ndërsa është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda

Altin Dumani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.