Shpërthen bombola e gazit në Maliq, transportohen në spital tre familjarët…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vashtëmi, të Maliqit, ku tre persona kanë pësuar djegie në trup, pas shpërthimit të bombolës së gazit. Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë, shtetasi Refat Konica, djali i tij 34-vjeç si dhe një familjar tjetër i tyre i moshës 40-vjeç. Ndersa mesohet se ka qenë bombël gazi makine, e cila ndodhej brenda ndërtesës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që njëri nga familjarët ka ndezur cigaren.

Të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Maliq/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.