Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në humnerë/ Ky është 38-vjeçari që vdiq në aksidenti tragjik(Foto)

Besnik Samurri është viktima i aksidentit të rëndë në Elbasan. Ai humbi kontrollin e mjetit teksa udhëtonte në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë dhe ra në humnerë. 38-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes dhe humbi jetën në vendngjarje.

Të plagosur kanë mbetur 3 pasagjerët, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku që ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Siç duket edhe në pamje, makina që drejtohet nga viktima është bërë copash nga përplasja, ndërsa xhamat e thyer dhe disku i gomave janë përhapur në pyllin me pisha.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.