Është mbyllur në barazim pa gola, dueli mes Besës dhe Skënderbeut, i zhvilluar në Peqin i vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Korçarët po kalojnë një moment të mirë pas transferimit të trajnerit Gvozdenoviç, ndërsa synonin fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqebardhet ne pjesen e dyte kane shperdoruar shume , teksa rastet më të mira ishin në fundin e ndeshjes .
Abdul, Vecaj dhe Liço humbën raste të pastra, me portierin Moura i cili i jep Besës, një pikë duke mbajtur katërkëndëshin të paprekur deri në fund. Nuk munguan as momentet e tensionit në fundin e sfidës, teksa mbrojtësi Ramilli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën 90+2’
https://twitter.com/korcablog1/status/1605245974967947274?s=46&t=EoIN1uWhBEpz5Xujs2OxjQ
Pas këtij barazimi Skënderbeu renditet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa kavajasit ndodhen në vendin e 4-të me një pikë më pak. Nesër do të luhen 6 takimet e tjera të kësaj jave të Kategorisë së Parë, sfidat e fundit të këtij turneu për këtë vit kalendarik.
BESA 0-0 SKËNDERBEU
FORMACIONET ZYRTARE:
BESA: Moura, Perja, Reci, Ramilli, Nurja, Sulovari, Raza, Dalipi, Ntephe, Hoxha, Onuh. Trajner : G.Magani
SKËNDERBEU: Ruçi, Zguro, Rapa, Prençi, Frashëri, Alii, Liço, Pecani, Lika, Pusi, Temitope. Trajner: I.Gvozdenoviç

