Vjedhje spektakolare në Athinë/ 4 persona grabitin 18 ora Rolex nën kërcënimin e armëve

Një grabitje me armë në një dyqan orësh ka ndodhur pak më parë në qendër të Athinës. Një grup prej katër personash “hynë” në dyqanin në rrugën Kolokotroni, kërcënuan me pistoletë punonjësin dhe u larguan me orët e shtrenjta të grabitura. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10.30 të mëngjesit, kur 4 grabitësit të veshur me fytyrë të mbuluar kanë goditur punonjësin e sigurimit të dyqanit në Parlamentin e Vjetër, më pas punonjësit e tjerë me armë, duke mos i lënë të kryejnë asnjë veprim .

Grabitësit kanë arritur të marrin më shumë se 18 ora të shtrenjta Rolex ndërsa arratisja e tyre është bërë me dy motoçikleta drejt rrugës Stadiou. Në vendngjarje është gjetur një çekiç, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, teksa një operacion me përmasa të mëdha është në zhvillim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: