Kërkohej për disa vjedhje në Korçë, “skifteri” 20-vjeçar arrestohet në Qafë Botë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: A. L., 20 vjeç, banues në Mamurras, Lezhë.

Shtetasi i mësipërm është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi në bazë të analizës së riskut dhe gjatë verifikimeve të kryera në sistem, 20-vjeçari A. L., rezultoi shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si autor i dyshuar i tre vjedhjeve, të kryera më datë 08.11.2022.

Konkretisht në fshatin Voskop, Korçë, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur në dyqanin ushqimor të shtetasit B. L., një sasi të vogël parash, pije alkoolike dhe steka me cigare. Gjithashtu, edhe në fshatin Goskovë, Korçë, ku kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., disa bizhuteri dhe vegla pune, si dhe kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. K.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, të implikuar në këto ngjarje.

Berisha me syze : “Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në kuadër të Kuvendi Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së, në përkujtim të Ditës Kombëtare të Rinisë. Berisha tha se Partia Demokratike është gati të luftoje çdo armik të Shqipërisë, çdo pushtues dhe çdo mafie të saj dhe se asgjë nuk e ndalon PD-në që të realizojë qëllimet për kauzat e veta.

Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit. Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!

Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë tha Berisha.

E pazakontë në burgun e Drenovës/ I burgosuri thurr planin epik, e fsheh canabisin në….

Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara kanabis. Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet, brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”. Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.

Jeton me vjehrrën dhe mamin në një shtëpi/ Blerina rrëzon mitin: “Fat i madh shumë është për mua…

Dietologia shqiptare Blerina Bombaj, sapo ka hedhur poshtë mitin se harmonia në një shtepi ku jeton me nënën dhe me vjehrrën nuk ekziston. Bombaj është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe ndan mjaft foto nga përditshmëria me familjen. Së fundmi ajo ka ndarë një foto krah nënës dhe vjehrrës. Ajo e quan veten me fat që jeton me mamin dhe vjehrrën në një shtëpi.

Ajo shkruan:

Te jetosh me mamin dhe vjerren ne nje shtepi eshte fat i madh per mua, e para se nuk jam ndare nga mamaje ime asnje sekonde, dhe e dyta se femijet e mi jane te bekuar me dashurine e dy nenave.

I detyrohem gjithcka mamase time qe me ka bere nje njeri te orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shume edhe nena Lules qe me ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurre zemren.”, shkruan Blerina Bombaj.

Amaneti që i kam lënë vajzës? Rëfehet Blendi Fevziu: “Mos të jetojë në Shqipëri…

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e më të vjetër në Shqipëri. Prej më shumë se 27 vitesh, ai drejton emisionin “Opinion” në Tv Klan, me tematika e të ftuar të ndryshëm. Rrallëherë e kemi dëgjuar Blendin të rrëfehet për jetën e tij familjare, e sidomos për gruan e dy vajzat e tij. Pak muaj më parë Blendi tregoi se vajzës së tij të madhe, i ka lënë një lloj amaneti dhe ai është që mos të jetojë në Shqipëri

E vetmja gjë që i kam lënë një lloj amaneti të madhes, po nuk e di të voglës sepse duhet të rritet, është që mos të jetojë në Shqipëri kur të rritet”– rrëfeu Blendi, duke na befasuar në fakt me këtë lloj amaneti që ka shprehur.

Por së fundmi i ftuar në Wake Up, pasi tregoi eksperiencat e tij të panumërta të udhëtimit dhe vendet nga të cilat është mahnitur, Fevziu ka treguar se pleqërinë e tij e mendon në Jug të Shqipërisë.

“Do të pleqëroja në bregdetin e jugut të Shqipërisë, për këtë nuk kam dilemë”, shprehet Blendi Fevziu.

Georgina Rodriguez i jep shkëlqim boterorit vendos mbi dy milionë euro bizhuteri(Foto)

Georgina Rodriguez vuri një sërë bizhuterish që raportohet se kanë një vlerë totale prej më shumë se 1.8 milionë funte (dy milionë euro) në tribunat e Kampionatit Botëror të Katarit të martën. Modelja 28 vjeçe, ishte në fushë për ndeshjen e Portugalisë kundër Zvicrës, ku partneri i saj Cristiano Ronaldo u ul në bankën rezervë për pjesën më të madhe të lojës.

Por Georgina nuk mungoi me një paraqitje magjepsëse, teksa kishte vendosur një sërë bizhuterish luksoze me diamante për këtë rast, shkruan DailyMail. Ajo dukej mahnitëse me një fustan të zi pa rripa dhe një triko të gjelbër, të cilin e kombinoi me një palë taka metalike argjendi.

Duke kompletuar veshjen e saj elegante, Georgina raportohet se kishte vendour një orë ‘Rolex GMT-Master II 40 mm’ në ar të bardhë 18k me diamante fabrike të prera në formën ‘baguette’, që mendohet të jetë me vlerë rreth 400,000 funte (464,000 euro).

Sipas The Mirror, ajo kishte gjithashtu unazën e saj të fejesës në vlerë prej 600,000 funtesh (696,000 euro) dhe një unazë diamanti 10 ct, me vlerë rreth 300,000 funte (348,000 euro).

Bukuroshja zeshkane po “pikonte” nga bizhuteritë, pasi ajo kishte vënë gjithashtu një gjerdan të shkëlqyeshëm, byzylyk dhe një sërë unazash që thuhet se vlerësohet në një total prej 450,000 funtesh (522,000 euro). Kompletimi i vargut të aksesorëve të saj ishin një grup mahnitës diamanti i vlerësuar në vlerë 50,000 funte (58,000 euro) dhe një çantë e vogël klasike e markës “Chanel”, me një kosto prej rreth 7,090 funtesh (8,200 euro).

Artikujt e saj shumë luksoz të bizhuterive i sollën aksesorët e saj të Kampionatit Botëror deri në një vlerë totale të vlerësuar prej më shumë se 1.8 milionë funte (dy milionë euro), sipas vlerave të raportuara.

Georgina ishte lajmëruar në Instagram të martën për të ndarë me ndjekësit një sërë fotografish mahnitëse të saj duke qëndruar në turmë përpara ndeshjes Portugali – Zvicër. Në mbishkrimin e imazheve, ajo u tërbua duke shkruar me indinjim: ‘Turp që nuk mundëm të shijonim lojtarin më të mirë në botë’ – pasi partneri i saj Cristiano u ul në stol për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Sa turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minutat. Fansat nuk kanë të ndalur së pretenduari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj”.

Ronaldo hyri në lojë për 17 minutat e fundit, por nuk shënoi asnjë gol në paraqitjen e tij të shkurtër. Portugalia, e cila siguroi një fitore 6-1 kundër Zvicrës, do të luajë të shtunën tjetër kur do të përballet me Marokun në çerekfinale.

Universiteti i Korçës / Zero shpenzime për kërkimin shkencor…gati 85% të buxhetit vjetor për paga, dieta, makina….

Universiteti i Korçës shpenzon gati 85% të buxhetit vjetor për paga, dieta, sigurinë e godinave dhe pajisje ndërsa pjesa tjetër e këtij buxheti ndahet për të mbuluar librat e publikimet, karburantin për ngrohje dhe makina, pastrimin etj. Sipas analizës së bërë nga Qëndresa Qytetare për vitin akademik 2021-2022 shpenzimet totale të universitetit Fan Noli në 1 vit janë mbi 3.2 mln euro por ky institucion ka zero shpenzime për kërkimin shkencor.

Sipas ekspertit Rigels Xhemollari ashtu si universitetet e tjera në vend të ardhurat nuk orientohen si duhet duke shkuar për kontrata, tendera dhe shpenzime të tjera abuzive. Për rektorin e universitetit te Korçës ky raport nuk është i saktë pasi ka mospërputhje të shifrave ndërsa shpërndarja e buxhetit kalon në një sërë hallkash.

Ai ka sqaruar se shpenzimet për paisje lidhen me rikonstruksionin e fakultetit ekonomik dhe se jane bere disa konferenca shkencore për të cilat është shpenzuar 1% e buxhetit. Rektori Bello më tej sqaron se sa i takon rritjes se pagave ne masen 8 % kjo do të plotësohet me fonde te pashpenzuara gjatë viteve te kaluara.

Ne universitetin Fan Noli në Korçë, janë rreth 3000 studentë të cilët ndjekin programet e studimit në ciklet 2-vjeçare, bachelor dhe master dhe paguajnë tarifa të ndryshme që variojnë nga 20 – 750 mije lekë për cdo vit studimi./ top channel

Çmenduri , 33-vjeçari merr peng gruan dhe e turturon për disa orë në një lokal…

Njoftimi i policisë së Tiranës:

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Makina përplas për vdekjen Shqiptarin, sapo kishte mbledhur hurma për t’ia çuar fëmijëve…

Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla. Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar. Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje.

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Avokati Gjokutaj tregon me urdhër të kujt u sulmua Berisha: “Ngjarja “u gatua” në kuzhinën e …

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha një ditë më parë. Gjatë një interviste, Gjokutaj, ka renditur tre elementët që tregojnë se ai akt është një sulm i mirëfilltë ndaj kryetarit të PD. “Ngjarja e djeshme, po ta shikosh në mënyrë objektive, në kushtet e një përplasje të mazhorancës e opozitës dhe një qëndrimi tejet të ashpër të mazhorancës dhe opozitës, ka një shpjegim, logjikë. Ka një parathënie të saj para kësaj proteste.

Këtu janë tre elementë, kemi të bëjmë me perceptimin popullor, ndërkombëtar dhe trajtimin ligjor, çështje më vete. Nga perceptimi popullor kjo është tronditëse, goditja e kryeopozitarit, një kryetari opozite që ka 30 vite në politikë, ka qenë për kurrikulën e tij kryetari i parë i opozitës shqiptare që goditet në një manifestim, protestë krejt paqësore.

Perceptimi ndërkombëtar, kam lexuar disa, edhe BILD që shkon më tutje, që thotë sulm ndaj shefit të opozitës gjatë vizitës së Scholz, që e cilëson Shqipërinë vend të korruptuar dhe të drogës.

Tek trajtimi ligjor i saj, patëm një letër bakalli të gatuar në kuzhinën politike të Partisë Socialiste, tipike për pazëllin e stilit komunist.

Shpikje e paramenduar që kur të ndodhë ngjarja ta kenë letrën të gatshme për t’i thënë opinionit publik që kemi të bëjmë me një delikuent që s’është koshient për veprimet që kryen”, tha Gjokutaj.