Me Syze të zeza me shkrimin “Rama ik”…party ,ja si festojnë në Partinë e Lirisë (Foto)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike kanë zgjedhur një mënyrë krejt origjinale në festën me të rinjtë e LRI. Ata janë veshur me të zeza dhe në fytyrë mbajnë po ashtu syze të zeza, njësoj si Sali Berisha pas dhunës fizike që u ushtrua ndaj tij më 6 dhjetor.

Ndërsa mesazhi është: “Rama ik”. Meta dhe Kryemadhi së bashku me të rinjtë kanë marrë qëndrim dhe pozojnë duke nxjerrë në pah syzet. “Be cool, be LRI”, shkruhet në syzet që mbajnë të rinjtë e LRI.

“Në festën e fundvitit me të rinjtë energjikë të LRI-së. LRI, gjithmonë me surpriza”, shkruan në Facebook, kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Argjentina fitoi në Kupën e Botës/ Momenti emocionues kur Messi përqafohet me nënën e tij (Video)

Lionel Messi u pa duke festuar triumfin e Kupës së Botës me familjen dhe nënën e tij në fushë pasi luajti në fitoren e jashtëzakonshme të Argjentinës ndaj Francës. Messi theu rekorde të shumta në finale dhe ndërkohë që përfundimisht humbi Këpucën e Artë pasi ajo iu dha Kylian Mbappes me hat-triku mahnitës që iu dha përfundimisht yllit.

Futbollisti argjentinas ishte edhe një herë i rëndësishëm për kombin e tij gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar dy herë gjatë ‘triler’-it me gjashtë gola dhe gjithashtu duke kthyer penalltinë e tij në gjuajtje në fund të lojës. Ishte ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës dhe ai u përkul me stil pasi luajti në pesë edicione të turneut.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shihet duke festuar në fushë pas ndeshjes me fëmijët e tij Thiago, Mateo dhe Ciro, së bashku me gruan e tij Antonela Roccuzzo.

Kishte një moment tjetër emocionues, pasi nëna e tij Celia Maria Cuccittini i dha një përqafim të ngrohtë djalit të saj në fushë.

https://twitter.com/jo9m24/status/1604538476656934913?s=46&t=LT1fwc7roLipvl_9yQW1ug

Argjentina arriti të fitojë ndaj Francës në këtë duel, pas gjuajtjes së penalltive. Kjo ishte një sfidë shumë e rëndësishme në karrierën e Messit, pasi Kupa e Botës ishte trofeu i vetëm që atij i mungonte. Kujtojmë se Argjentina e Messit shkoi edhe në vitin 2014 në finalen e Kupës së Botës, ku u përball dhe u mposht nga Gjermania me rezultatin 0:1.

Martinez ngjall polemika, bëri gjestin e shëmtuar pasi mori trofeun “doreza e artë” (Video)

Portieri i Argjentinës Emiliano Martinez i cili arriti të fitojë jo vetëm kupën e Botës me kombëtaren e tij, por edhe trofeun “doreza e artë” si portieri më i mirë ka bërë një gjest të shëmtuar, duke ngjallur polemika .Pas marrjes së trofetut “doreza e artë”, Martinez e ka vendosur atë në një vend të papërshtatshëm.

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez tha pas ndeshjes direkt se ishte “fati” të fitonte Kupën e Botës pasi fitorja u vendos me penallti ndaj Francës. Martinez, 30 vjeç, priti penalltinë e Kingsley Coman por sidomos përballe Kolo Muani në shtesë që mund të sillte disfatën.

Ai i dha mundësi Argjentinës të fitonte 4-2 pasi finalja emocionuese përfundoi 3-3 në kohën shtesë. “Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, ata u rikthyen ne loje 10 minuta nga fundi me dy gola duke barazuar.

Por ishte fati ynë që të vuanim”, tha portieri i Aston Villas.

https://twitter.com/trollfootball/status/1604546894205579265?s=46&t=oMC48q8UmefibXPtoBFy8g

Dëshmitë e para pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në Athinë, dyshohet për…

Larja e hesapeve është pista kryesore ku po hetojnë autoritetet greke për vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë. Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik. “Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.

Një nga viktimat rezulton bodyguard klubesh nate në zonë. Person që funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës. Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh.

Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh.

Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 42 vjeç. 41-vjeçari ishte viktima e parë e raportuar, ndërsa personi tjetër ishte miku i tij me të cilin ishin ulur në të njejtën tavolinë.

Atentati në Athinë/ Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

Rëndohet bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt dy shqiptarëve. Mediat greke raportojnë se ka vdekur edhe shqiptari tjetër, i cili mbeti i plagosur. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua. Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani policia dyshon për larje hesapesh, ndërsa nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit.

Policia që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ka grumbulluar tre gëzhoja 9 mm.

Tronditet Athina/ Shqiptarit i bëjnë atentat ,persona të armatosur e qëllojnë në lokal(Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë, Greqi, kur një person hapi zjarr jashtë një kafeneje në sheshin e frekuentuar të Nea Smyrni, duke vrarë një burrë dhe plagosur dy të tjerë. Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

Siç shihet edhe në video, autori është maskuar me të zeza dhe e qëllon shqiptarin disa herë me armë zjarri. Dy plumba në kokë i morën jetën, ndërsa miku i tij është plagosur në gjoks. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua.

Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas të shtënave zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe një ambulancë që ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.

Infermierja shqiptare tregon çfarë ju duhet, për të punuar në Gjermani: “5 janë gjërat kryesore

Infermierja shqiptare që punon në Gjermani, Ana Luca ka treguar disa të vërteta për kolegët e saj infermierë që duan të punojnë dhe jetojnë në Gjermani. Luca ka thënë se duhet të mësohet gjuha gjermane në nivelin B2 për të mos pasur probleme pastaj në vendin ku do të punojnë. Ajo thotë se nuk duhet të nënshkruhen ofertat për kurse falas të gjuhës, sepse sipas saj do t’ju kushtojnë pastaj në kontratat e punës në Gjermani.

Lexoni postimin e saj të plotë:

Ne menyre absolute duhet te mesoni gjuhen Gjermane, mundesisht niveli B2!! Sa me shume ti beni bisht mesimit te gjuhes aq me shume do hiqeni zvarre ne Gjermani!!!

Ne menyre absolute mos u tundoni nga ofertat qe ju japin per tu ofruar kurse falas te gjuhes Gjermane!! (Cdo firme qe hidhni do ju kushtoje shtrenjte kur te jeni ne Gjermani). Ne menyre absolute mos firmosni asnje kontrate paraprake me asnje kompani!!

Gjermania ka nevoja te jashtezakonshme per Profesionistet e shendetit sa ka ardhur dita kur dikur pata 10 viteve u thoja studenteve te mi qe mesoni fort se profesioni infermier nuk vd’es kurre dhe pergatituni per te punuar jashte vendit!!!

Nuk keni nevojë për asnjë…vetëm gjuhën gjermane dhe vullnetin tuaj!!

Medalje bronzi në Botëror, tifozët “djegin” Zagrebin (Video)

Me mijëra tifozë në Zagreb dhe në pjesë të tjera të Kroacisë, kanë festuar gjatë për suksesin e përfaqësueses së tyre në Botëror, ku sërish dolëm me medalje. Vendi i tretë në Botëror, nuk është pak për një shtet si Kroacia, përkundrazi është një sukses shumë i madh.

Siç është traditë, në sheshin ‘Bana Jelacica’, sfida me Marokun u ndoq në një ekran gjigand, me pas tifozët e shumë festuan deri në orët e para të mëngjesit për këtë arritje në Botëror. Ky është vetëm fillimi, pasi festime të tjera janë parashikuar në momentin kur Modric me shokë do të rikthehen në Zagreb.

Dita e finales së madhe/ Argjentina apo Franca ,kush e fiton boterorin ?

Argjentina apo Franca? Messi apo Mbappe? Amerika Latine apo Europa? Të gjitha dilemat do të marrin fund pasditen e sotme, me Botërorin e Katarit që do të ulë siparin e një muaji magjik, pikërisht me finale e madhe Argjentinë-Francë, e cila do të startojë në orën 16:00. Të dy skuadrat kanë bërë një rrugëtim të vështirë e të komplikuar, por ia kanë dalë në vijnë në finalen e madhe me meritë dhe tani janë gati për sforcimin e fundit, në mënyrë që të shkruajnë emrin në histori.

Ky është padyshim Botërori i fundit për Lionel Messin, një yll futbolli që ka fituar thuajse gjithçka, por i mungon një Kupë Bote dhe natyrisht një sukses në Katar do t’ia kompletonte një karrierë të shkëlqyer.

Në Argjentinë besojnë të gjithë që ky është viti i duhur, pas finales së humbur në 2014-n dhe të besuarit e Scalonit janë të gjithë të grumbulluar rreth Messit, duke pritur që magjitë e tij t’i ngjitin në majën e botës.

Nga ana tjetër Franca vjen me stofin e kampiones në fuqi dhe do të provojë të ruajë fronin, falë edhe formës fantastike të Kylian Mbappe e Antoinne Griezmann, që këtë Botëror kanë shkëlqyer, por mbi të gjitha falë pjekurisë së një skuadre që është gjithmonë në lojë dhe pret momentin e duhur për të rrëzuar kundërshtarin.

Të dy skuadrat e kanë fituar nga 2 herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e sotme njëra prej tyre do të ngjitet në kuotën e tre trofeve.

Formacionet e mundshme:

Argjentina (3-5-2-): Martinez, Romero, Otamendi, L. Martinez, Molina, De Paul, Paredes, Enzo Fernandez, Mac Allister, Leo Messi, Alvarez.

Franca (4-2-3-1): Lloris, Kounde, Varane, Upamecano, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Griezmann, Mbappe, Giroud.

Era Istrefi ndez rrjetin, mahnit fansat me pozat provokuese…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti. Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, interpretuesja e hitit “Live it up” publikoi disa imazhe mjaft provokuese për ndjekësit e saj në InsatStory. Bëhet fjalë për disa poza ngacmuese, ku ajo shihet e veshur me një kostum të shkurtër me rombe, ndërsa vë në pah hiret e saj të trupit.

Pamja prej biondeje me baluke të lëshuara, i ka dhënë një dukje edhe më tërheqëse këngëtares Istrefi. Kujtojme qe artistja ka premtuar se do të vazhdojë të jetë aktive në tregun vendor të muzikës, duke mos u ndalur së sjelli këngë të reja për fansat e muzikës së saj

E rëndë në Greqi/ 30-vjeçarja mbytet duke ngrënë bukë…

Një tragjedi e paimagjinueshme është regjistruar në orët e para të së shtunës në Kretë me një 30-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë teksa po hante me miqtë e saj në qytetin Rethymnon. Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak pas një të mëngjesit të së shtunës, kur 30-vjeçarja po hante e pinte me shoqërinë e saj, kur papritur kishte vështirësi në frymëmarrje.

Ndonëse gruaja u dërgua me ambulancë në urgjencën e spitalit të Rethymnos, aty për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë pasi ajo kishte dhënë frymën e fundit.

Vlerësimet tregojnë se gruaja fatkeqe ka humbur jetën nga arresti kardiak, për shkak të pengimit të rrugëve të frymëmarrjes. Me fjalë të tjera, vlerësohet se i ka ngecur një sasi ushqimi në fyt, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Lajmi për vdekjen e 30-vjeçares ka tronditur komunitetin lokal, familjarët dhe miqtë që ishin me të pasi gjithçka ndodhi në pak sekonda. Shkaku i saktë i vdekjes do të zbardhet nga autopsia e kryer nga mjekësia

Aksident tragjik në Gjermani/ Treni përplas për vdekje dy shqiptarë(Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani. Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën. Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç u përplasën mbrëmjen e djeshme, 16 dhjetor, për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel:

Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi kur dy shqiptarët nga Podujeva e Kosovës, po kalonin shinat e trenit. Lajmin e bën të ditur Shoqata Hamunitare Dardania Wiesbaden përmes një postimi në Facebook:

‘I shtrenjti im, hapje krahët e më thoje…’/E ëma e Sokol Olldashit rrëqeth me dedikimin në 50 vjetorin e tij

Nëna e të ndjerit Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi, e ka përkujtuar sot, në ditën ku ai do të festonte 50 vjetorin e lindjes, duke i dedikuar fjalët më prekëse. Në një fotografi, të publikuar nga tezja e Sokol Olldashit, Yllka Mamaqi, ajo kujton një nga mënyrat se si i shprehte dashurinë, kur ishte i vogël.

I miri im, të dua shumë, sa ‘Qielli’, më thoshe ti dhe hapje krahët për demonstrim, kur ishe në moshën e kësaj fotoje”, ishin disa nga fjalët e shkruara nga e ëma.

“Zemra e mamit…Sot do te festonim 50-vjetorin tend bir…, por sic shkruan tezja jote, ne do ta festojme, sepse ti je e do te jesh perhere i shtrenjti yne, Kol! I miri im, te dua shume, sa “Qielli”, me thoshe ti dhe hapje krahet per demonstrim, kur ishe ne moshen e kesaj fotoje…Te dua shpirt…pafundesisht!”, shkruan Kozeta Mamaqi, e ëma e Sokol Olldashit.

Larg djalit dhe partnerit misterioz/ Olta Gixhari “braktis” Spanjën për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP2”…

Teksa pritet të startojë dhe edicioni i dytë i “Big Brother Albania”, shumë emra personazhesh janë përfolur se do të jenë pjesë e spektaklit. Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka konkurrencë për të qenë pjesë e “reality show”-t. Shumë emra kanë nisur të përfliten se do të jenë pjesë e spektaklit, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë reaguar ende. “Panorama Plus” ka mësuar se një prej tyre është aktorja e njohur Olta Gixhari.

Duket se aktorja ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin. Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar. Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij.

Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të, por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.

“Unë emrin mund ta them, por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im, por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem, por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”, tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.

Mes të tjerash ajo foli edhe për Amarin, duke thënë se është një fëmijë indiferent dhe i lidhur më shumë me të atin se me të, ndonëse në pamje Olta tha se është një mix i të dyve. Ajo tha se ende nuk e di se kur do publikojë foto të plota të të voglit në rrjetet sociale pasi partneri nuk është shumë pro. Megjithatë, Olta poston foto të shpeshta me të birin, ndonëse duke ia fshehur portretin.

“Amar është mix yni, është natyrë indifrente. Unë shkoj në shtëpi dhe hap krahët ta përqafoj, ai del jashtë. Unë iki, atij nuk i bën fare përshtypje. Është tipi im, është fëmijë i pavarur. E kam futur në kopsht shumë të vogël, mendoj se kjo e ka bërë të pavarur. Unë jam mami posesive, por e kam të brendshme, arrij ta kontrolloj se e di që është gabim. Amari është më shumë i dhënë pas të atit sesa pas meje. Nuk e kuptoj pse. Nuk e kam publikuar në rrjetet sociale me portret dhe nuk e di kur do ta publikoj. Nuk e kam problem, por nuk do bashkëshorti. Është fëmijë shumë i bukur, jo se e kam bërë unë”, zbuloi aktorja.

E ftuar disa kohë më parë në “Goca dhe Gra”, Olta zbuloi dhe planet e së ardhmes. Aktorja shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.

“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”, u shpreh ajo.

Fiksimi i im është vetëm një, Luka Modric/ Tifozja Kroate i ve flakën stadiumit me pozat e nxehta…

Ivana Knoll ishte padyshim tifozja më seksi e Kupës së Botës, Katar 2022. Bukuroshja kroate dha sot shfaqjen e saj të fundin në Botëror, teksa pas triumfit 2-1 në ndeshjen e vendit të tretë ndaj Kroacisë, ajo do të kthehet në shtëpi bashkë me Kroacinë e saj, që e mbylli këtë Kupë Bote me medalje bronxi.

Nuk mund të mungonin fotot hot, ku në plan të parë u vendosën format joshëse të modeles kroate. Gjithashtu bukuroshja seksi postoi edhe një video nga fundi i ndeshjes, teksa kombëtarja kroate mori medaljen e vendit të tretë.

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Knoll thekson se janë të shumtë ata që i kanë shkruar apo e kontaktuar por fiksimi i saj është vetëm, një, Luka Modric.

“Më kanë kontaktuar shumë lojtarë por unë nuk u kam kthyer përgjigje”, thekson Ivana që shton se gjatë këtij botërori llogaria e saj në “Instagram”, është shtuar me rreth 2.5 milionë ndjekës, ndërsa pohon gjithashtu se ka qenë e pranishme në shkallët e stadiumeve edhe në Brazil 2014 dhe Rusi 2018.