Raketë në rrugë/ Momenti kur Benzi, fluturon në ajër” 30-vjeçarin me biçikletë (Video)

Një aksident i rëndë ndodhi disa ditë më parë në lagjen nr.1 të Pogradecit ku një makinë përplasi një 30-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Në pamjet e siguruara duket shihet se si makina tip “Benz” përplas të riun dhe më pas largohet nga vendngjarja. Policia ka arritur ta identifikojë autorin e ngjarjes, Altin Kuqo, i cili është arrestuar.

Ndërkohë, 30-vjeçari Andon Vangjeli po merr ndihmë mjekësore në spital, por nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.

E rëndë/ Babai alarmoi policinë për e zhdukjen e djalit, 35-vjeçari gjendet i pajetë…

Një 35-vjeçar i cili u denoncua nga babai si i zhdukur është gjetur i pajetë sot pasdite. Babai i tij pesë ditë më parë kishte bërë kallëzim në polici, për largimin e djalit. Ndërkohë nga këqyrja paraprake rezulton se i riu nuk ka shenja dhune .Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes

E rëndë në Greqi/ 5 adoleshentë tentojnë të përdhunojnë shoqen e klasës në oborrin e shkollës, mes tyre një shqiptar

Pesë nxënës të moshave 13 deri në 16 vjeç, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar nga policia greke pasi kanë sulmuar dhe kanë tentuar të përdhunojnë një shoqe të klasës së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme. Ka qenë nëna e të miturës, një 45-vjeçare ajo që bëri denoncimin në polici për tentativën e përdhunimit të vajzës së saj. “Në orën 11 të mëngjesit të së mërkurës, vajza ndodhej në oborrin e gjimnazit, pesë shokë të mitur të klasës, duke vepruar së bashku, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë rrahur në gjoks dhe organet gjenitale,”- ka thënë ajo.

Vajza, duke rezistuar, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka arritur të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e grupit dhe prindërit e tyre teksa ndodheshin në shtëpi. Ata janë dy 15-vjeçarë, një 16-vjeçar rom, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria.

Vrasja që shokoi Tiranën/ Kjo është Marjeta e tmershme që dogji të gjallë ish-in për borxhi 1 milion lek (Foto)

Menduh Kurt-Deda është personi, i cili u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj, djali i saj Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota. Trupi i 60-vjeçarit nga Dibra me banim në Lukovë të Sarandës është gjetur i dekompozuar në vitin 2017, në “Kodër Shupal”, në zonën pyjore të Dajtit. Sipas policisë, viktima është dhunuar dhe më pas është djegur i gjallë nga treshja për një borxh prej 1 Milion Lekësh Marjeta Karajt.

Ishte39-vjeçari Gazmir Ngota i cili ka pranuar përfshirjen në krimin e rëndë dhe ka treguar se djali i Marjetës, Besmir Karaj ka qenë bashkëpunëtor pasi asokohe kanë qenë shokë. Më tej ai ka treguar se shkak për dhunimin dhe djegien për së gjalli të Kurt-Dedës është bërë një borxh prej 10 mijë eurosh.

Ngjarja e mbetur pa autor ka qenë një dosje e mbyllur për shumë kohë në organet e drejtësisë ndërsa policia tha se pas gjetjes së provave ka kërkuar rihapjen e saj. 56-vjeçarja është vënë në pranga së bashku me 39-vjeçarin Gazmir Ngota, ndërsa i biri i cili besohet se jeton në Itali, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Arrestimi i autoreve u bë në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”.

Tragjike në Itali/ Shqiptari humb jetën në punë…

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një kantinë vere ku punonte në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën 14 dhjetor në Cessalto, brenda kantinës Corvezzo. Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar, banues në zonë, Dritan Mecaj, është asfiksuar teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, në një autoklave, që zakonisht përdoret për të ruajtur verën. Dioksidi i karbonit ishte fatal për 43-vjeçarin.

Mjekët dhe infermierët e ndihmës së shpejtë ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Për hetimet e rastit kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit Cessalto dhe teknikët e Spisal të Ulss 2.

Ndërhynë edhe zjarrfikësit e repartit Motta di Livenza. Dritan Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në Vreshtat e Corvezzo që nga viti 1992. Ai ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.

I dënuar për shitje lëndësh narkotike/ Ekstradohet 37-vjeçari nga Korça, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar në orët e fundit, nga bashkëpunimi i autoriteteve policore shqiptare me ato të huaja. Dy të dënuar për prodhim dhe trafik droge janë ekstraduar nga Greqia dhe Holanda, në vendin tonë, ndërsa një tjetër i është dorëzuar autoriteteve italiane.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Mjekja e njohur: “Deri 50 euro quhet dhuratë në Gjermani, pas kësaj shume bën 5 vite dënim për ryshfet…

Mjekja Aurora Dollenberg tha se në Gjermani një mjek dënohet me 5 vite nëse merr ryshfet nga pacienti. Në Euronews Albania ajo tha se lejohet shuma 50 euro që mund të jepet si dhuratë ndërsa shtoi se nëse kalohet kjo shumë quhet korrupsion.

“Mjekët në Gjermani në mënyrë definitive më të vlerësuar. Gjermania ka evituar çdo lloj kontakti ekonomik me pacientin sepse kur vjen pacienti ne shohim vetëm kartën e sigurimit sepse nuk kemi arsye që ta shikojmë pacientin asnjëherë nga duart. Gjermania e ka të dënuar në formën me të lartë korrupsionin. Çdo gjë që e kalon 50 euro e dhënë në formë dhurate quhet korrupsion nëse dokumentohet se një mjek e ka favorizuar një pacient që ka marrë lekë prej tij”- tha ajo.

Nëna u zhduk në një klub nate/ E bija 15 vjeçare: “I dërgoj sms çdo natë, ajo rri online …

E zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 19 maj 2022, Konxhe Ramazani ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa. Pas divorcit prej 10 vitesh, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër.

Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit. Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 34-vjeçares.

Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes. Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 34-vjeçares, i cili ka dëshmuar se mbrëmjen e datës 19 maj ajo ishte paraqitur në punë atë natë dhe mëngjesin e 20 majit ishte larguar, por në shtëpi nuk u kthye më.

Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit.

Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 34-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Aksidenti tragjik në Korçë / I biri i 53-vjeçarit nxjerr pamjet nga Polena : “Ja siguria e shtetit qe nuk ka asnje tabele…

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e së djelës në fshatin Polenë të Korçës, ku një 53-vjeçar humbi jetën . Mjeti tip “Nissan” doli nga ura e këtij fshati dhe ra në lumë. Për Joq Albania ka reaguar edhe djali i Artan Pishtari i cili shkruan :

“Pershendetje joq un qe po ju shkruaj jam djali i 53 vjecarit artan pishtari i cili nderoi jet nga aksidenti qe ndodhi tek ura e polenes ne korce pak dit me pare, ja siguria e shtetit eshte qe nuk ka as edhe nje tabele per te te paralajmeruar qe ka ure perpara po edhe pa bariera mbrojtse , edhe tani qe ka ndodhur aksidenti shteti nuk vendos perseri bariera per te siguruar jeten e njerzve te tjere”