U godit nga polici me pistoletë elektrike ,vdes 29-vjeçari shqiptar në Angli (Foto)

Një shqiptar ka humbur jetën në Essex të Britanisë. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, por vetëm tani është bërë me dije nga mediat e huaja. Sali Byberi 29 vjec, i cili menaxhonte nje lavazh në Essex, është i riu që ka ndërruar jetë në Britani. BBC shkuan se policia është njoftuar për një përplasje dhe se kur kanë shkuar atje një nga oficerët është përplasur me të riun dhe e ka qëlluar qëlluar disa herë me pistoletë elektrike.

Edhe pse mjekët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, i riu shqiptar ka humbur jetën në vend. 29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.

“Ne ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun por veçanërisht në jetën e fëmijëve të tij, ka qenë tepër traumatike. “Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.

Kroacia në fushë për medaljen e bronztë, ish-Presidentja nuk mungon në tribunë…

Kroacia ka mposhtur Marokun me rezultatin 2-1 duke zënë kështu vendin e tretë në Botërorin e Katarit. Në këtë ecuri mjaft të mirë të përfaqësueses kroate në Botërorin e Katarit të gjithë vëmendjen përveç futbollistëve e mori ish-Miss Kroacia Ivana.

Por Botërorin e shkuar në Rusi, protagoniste në tribuna ishte në ato kohë presidentja Kolina Grabar. Kjo e fundit është rikthyer sot në finalen e vogël Kroaci-Marok. Ajo është pikasur në disa momente kulminante, por më e veçanta ishte teksa qëndronte në këmbë dhe duartrokiste futbollistët të cilët po merrnin medaljet e bronzta.

https://twitter.com/korcablog1/status/1604203464959184896?s=46&t=r3dVmikcNErgtDldO1QwWQ

Aksident i frikshëm në Korçë, përplaset fugoni me 21 nxënës (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip furgon, ku po udhëtonin 21 nxënës të cilët ishin në ekskursion, është përplasur me një tjetër mjet. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Paraprakisht bëhet me dije se automjeti tjetër i përfshirë në aksident ka bërë parakalim të gabuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, transportohen në spital tre familjarët…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vashtëmi, të Maliqit, ku tre persona kanë pësuar djegie në trup, pas shpërthimit të bombolës së gazit. Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë, shtetasi Refat Konica, djali i tij 34-vjeç si dhe një familjar tjetër i tyre i moshës 40-vjeç. Ndersa mesohet se ka qenë bombël gazi makine, e cila ndodhej brenda ndërtesës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që njëri nga familjarët ka ndezur cigaren.

Të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arrestohen 2 të rinjtë në Korçë ,policia iu gjen doza me kanabis dhe kokainë…

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi janë kapur ne flagrancë me këto lëndë. Autoritetet arrestuan shtetasin O. Sh., 34 vjeç pasi u kap në mjetin e tij me një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa pas kontrolleve të mëtejshme u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh. Nga ana tjetër u arretua 28-vjeçari O. Ll. pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 6, Korçë, në automjetin tip “Benz” të këtij shtetasi, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e O. Sh., u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Procedohet 24-vjeçari nga Maliqi/ U kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap në aksin rrugor Lozhan-Maliq, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit për në Komisariat njofton policia.

Arbana Osmani e zbulon: “BBV Albania” nis për Krishtlindje (Video)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me edicionin e parë, ”Big Brother Vip Albania 2” nis më 24 dhjetor 2022. Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka ndarë për ndjekësit e saj në Instagram promon e “BBVIP” ku zbulon se spektakli do të nisë natën e Krishtlindjeve. Më herët, Arbana në një intervistë, ka zbuluar se personazhet këtë vit janë më tepër aktivë.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.

Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen.

Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë. Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, ka thënë ajo.

Modifikuan autobusin për të trafikuar mbi 10 kg drogë, 2 shqiptarët arrestohen në kufirin kroat(Video)

Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se në një autobus me targa shqiptare në kufi janë gjetur disa kilogramë kokainë dhe heroinë, ndërsa bëhet me dije se brenda mjetit kanë qenë vetëm dy shtetas shqiptarë.“ Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.

Gjatë kontrollit kufitar, të kryer nga efektivët së bashku me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku pesë prej tyre ishin me heroinë, me një peshë totale prej 5.4 kg, ndërsa pesë të tjerat përmbanin kokainë me peshë totale 5.6 kg.

Sipas autoriteteve të vendit dyshohet se destinacioni i dy shqiptarëve ka qenë një nga vendet e Evropës Perëndimore, i cili për shkak të hetimeve nuk është njoftuar nga autoritetet.

Ben Ahmetaj: “Nuk kam udhëtuar kurrë me Klodian Zoton dhe as kam përdorur kartën e tij!

Ish-ministri Arben Ahmetaj reagon për herë të parë pas akuzave që i janë veshur atij publikisht, ndikuar dhe nga një kallëzim që është depozituar në SPAK me pretendimin se dy prokurorë të kësaj strukture nuk kanë hetuar qëllimisht politikanin socialist. Në një reagim, Ahmetaj flet për mundësinë e një gjobëvënie, pasi “dikujt” mund të mos i kenë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare. Ai mohon çdo udhëtim, njohje apo përdorim të akrtave të kreditit të Klodian Zotos.

“Nuk janë dokumenta origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.

Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj për TPZ.

Ben Ahmetaj: “Nuk kam udhëtuar kurrë me Klodian Zoton dhe as kam përdorur kartën e tij!

Ish-ministri Arben Ahmetaj reagon për herë të parë pas akuzave që i janë veshur atij publikisht, ndikuar dhe nga një kallëzim që është depozituar në SPAK me pretendimin se dy prokurorë të kësaj strukture nuk kanë hetuar qëllimisht politikanin socialist. Në një reagim, Ahmetaj flet për mundësinë e një gjobëvënie, pasi “dikujt” mund të mos i kenë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare. Ai mohon çdo udhëtim, njohje apo përdorim të akrtave të kreditit të Klodian Zotos.

“Nuk janë dokumenta origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.

Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj për TPZ.

Floriana Garo: “S’kam shumë kohë për burrin. Duam të bëjmë një fëmijë, por s’e takoj shumë burrin se kam punë

Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën”, Floriana Garo foli mbi jetën e saj private. Ajo tregoi dhe rreth dëshirës qënë së bashku me bashkëshortin për të rritur familjen.“ Mendoj se kur është mundësia, të bëhet një sforco e vogël për ta rritur familjen më shumë”, tha ajo.

Do të kishe dashur ta rrisësh më shumë familjen tënde a e mendon ndonjëherë?

Floriana Garo: Po. E mendojmë herë pas here me tim shoq. Tani në këtë fazë të jetës sime koha dhe dita është shumë e mbushur edhe me punën, edhe me familjen. Gjithçka kërkon kohën e vet. Edhe marrëdhënia me partnerin kërkon kohën e vet, por në një fazë tjetër pse jo.