Kërkohej për disa vjedhje në Korçë, “skifteri” 20-vjeçar arrestohet në Qafë Botë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: A. L., 20 vjeç, banues në Mamurras, Lezhë.

Shtetasi i mësipërm është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi në bazë të analizës së riskut dhe gjatë verifikimeve të kryera në sistem, 20-vjeçari A. L., rezultoi shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si autor i dyshuar i tre vjedhjeve, të kryera më datë 08.11.2022.


Konkretisht në fshatin Voskop, Korçë, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur në dyqanin ushqimor të shtetasit B. L., një sasi të vogël parash, pije alkoolike dhe steka me cigare. Gjithashtu, edhe në fshatin Goskovë, Korçë, ku kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., disa bizhuteri dhe vegla pune, si dhe kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. K.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, të implikuar në këto ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.