“O Bella ciao ciao…”/ Rama ia merr këngës te Gjergj Luca (Video)

Kryeministri Edi Rama përveç pikturës dhe rolit qeveritar, së fundmi na ka ardhur si “këngëtar”. Ka qenë vetë Rama ai i cili në llogarinë e tij në “TikTok”, ka publikuar një video ku shihet me mikrofon në duar, dhe kësaj here jo për të mbajtur fjalën ashtu si jemi mësuar ta shohim, por të këndojë.

“Bella Ciao”, është kënga të cilën kryeministri së bashku me këngëtarin, Andi Stafuka kanë vendosur që ta performojnë te Fish City ne Labinot ku socialistët u mblodhën për një darkë festive.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.