Ceremonia e pazakontë / Në vëndlindje, yllin e Kroacisë e presin me kaun 400 kilogramësh në hell…

“Të mërkurën në mbrëmje, në shtëpinë e Nokshiqit, do të organizojmë një pritje madhështore për Joshko Guardiol-in tonë dhe anëtarë të tjerë të kombëtares kroate. Do ta rrotullojmë në hell një ka të madh rreth 400 kilogramë, do të ketë ushqim dhe pije për të gjithë”. Kjo ishte ftesa publike e NK NOŠK. Deti i Novigradit dhe i gjithë Novigradi i 20-vjeçarit Joshko Guardiol, pas ndeshjes historike për medaljen e bronztë botërore ndërmjet Kroacisë dhe Marokut, dukej si një vullkan gjatë një shpërthimi.

Ishte veçanërisht spektakolar momenti kur një kamion plot me njerëz, pa llogaritur ata me vetura, erdhën nga Paljuv.


Fansat ishin “armatosur” me flamuj, bori, flakadanë dhe fishekzjarre. “Zadarski tjednik” nënvizon: “Tifozët e zjarrtë nga Novigradi, Paljuv dhe Pridraga organizuan një spektakël piroteknik përgjatë gjithë bregdetit të Novigradit me epiqendër në kafenenë Noškić, një skenografi madhështore si për një spektakël filmi hollivudian.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Zagreb, një nga heronjtë e Kupës së Botës është Joshko Guardiol, babai i të cilit, Tihomir, ka lindur në Novigrad, një fshat peshkatarësh në periferi të Zadarit. “Joshko, si gjithmonë pas ndeshjeve në Katar, më telefonoi menjëherë pas ndeshjes për medaljen e bronztë botërore”, – tha gjyshi i tij, Zvonko Guardiol.

Pritja organizohet nga NOŠK, i cili feston një jubile të vyer në vitin 2023, 100-vjetorin e krijimit të klubit. “Është një mirëseardhje për të gjithë banorët e Novigradit, Paljuvit dhe Pridragut, por për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë”, – thanë organizatorët nga Noškić.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.