Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 28 vjeç dhe V. R., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në lagjen nr.8, Korçë, gjatë një konflikti, kanë goditur me sende të forta një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin N. K., 21 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur me mjete të forta, një shtetas tjetër.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në fshatin Tushemisht, Pogradec, dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesin e saj. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
