Legjenda Pele në gjendje të rendë / Media : “Familjarët kanë filluar t’i thonë lamtumirë…

Legjenda e futbollit, Pele po lufton me kancerin në zorrën e trashë. 82-vjeçari brazilian është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein, ndodhet në terapi intensive dhe ka vështirësi në të folur. Lajmet e fundit nuk janë aspak të mira, pasi sipas mediave (Infobae), disa nga anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë. Në spital për t’i qëndruar pranë janë dy vajzat dhe gruaja e tij.

Pele konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Ai luajti 92 ndeshje ndërkombëtare për Brazilin dhe fitoi Kupën e Botës tre herë (1958, 1962, 1970).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: