Ndodh në Stamboll / Shembet restoranti, klientët bien në det(Video)

Klientët e një prej restoranteve më të frekuentuara në Stamboll kanë kaluar disa çaste paniku, kur papritur është shembur një pjesë e objektit dhe disa prej tyre kanë përfunduar në ujë. Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa mediat turke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe ambulanca, ndërsa sipas informacioneve të para kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar në spital.

“Sot rreth orës 21.00, 4 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy. Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi,”- tha Administrata Rajonale e Beshiktashit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: