Mungesë tregu për vajin e ullirit/ Krifca: “Faji” i fermerëve, kanë mbjellë pa planifikim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se sa i takon tregut të ullirit dhe vajit të ullirit në vend është në bisedime me homologun italian dhe francez për zgjerimin e tregjeve. Ministrja theksoi megjithatë se një situatë e tillë është krijuar nga fermerët pasi kanë mbjellur pa planifikim dhe sistemit duke sjellë mbiprodhim të ullirit.

Frida Krifca: Ne kemi një prodhimtari të lartë të prodhimit të ullirit në vend, ku 80% e tij përpunohet si vaj ulliri. Kemi pasur ndër vite një problematikë të mbimbjelljes së rrënjëve të ullinjve pasi janë rreth 10 mln rrënjë në të gjithë vendin që janë mbjellë pa një planifikim dhe sistemim që ka sjellë dhe një mbiprodhim në faza të caktuara. Jemi duke punuar dhe me kontakte që unë kam pasur sëfundmi me ministrin italian të bujqësisë dhe atë francez. Kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar këtë sektor dhe me teknologjinë italiane por dhe për zgjerimin e tregjeve për të çliruar këtë problematikë. Është një punë në proces.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.