Vdekja e stjuardesës në avionin e linjës Tiranë-Londër/ Kompania ajrore reagon për shkakun…

Stjuardesa 24-vjeçare, e cila ndërroi jetë tragjikisht një javë më parë (21 dhjetor), është identifikuar si Greta Dyrmishi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kompania “Air Albania”. Ata sqarojnë se 24-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak dhe se pavarësisht ndihmës së menjëhershme ajo nuk arriti të shpëtojë.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Kompania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit,kompania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, citohet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: